image “Hjeke foton sa nuk kam ardhë me të gjet ku je e ku s'je”, familjarët e 20 vjeçarit nga Gjilani kërcënojnë gazetarët e Sinjalit - Sinjali

“Hjeke foton sa nuk kam ardhë me të gjet ku je e ku s’je”, familjarët e 20 vjeçarit nga Gjilani kërcënojnë gazetarët e Sinjalit

news image

Pak minuta pas publikimit të artikullit të Gazetës Sinjali se një 20 vjeçar nga Gjilani e ka goditur një polic, redaksia ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga familjarë të dyshuarit.

Hajt hynë fshije foton, sa nuk kam ardhur me të gjet ku je e ku s’je me 30 vet, mos të na del punë ma e madhe”, ka kërcënuar personi i parë i cili ka telefonuar në redaksi të Gazetës Sinjali.

Madje ky person ka telefonuar edhe disa herë duke kërcënuar gazetarët e Gazetës Sinjali.

Duke mos mjaftuar vetëm me kaq, në redaksi ka telefonuar edhe nëna e të dyshuarit e cila kërkuar heqjen fotografisë së djalit të saj.

Pas saj ka telefonuar edhe një person tjetër i cili i ka kërkuar takim gazetarëve të Gazetës Sinjali.

“Po du me të taku ty. Biseda jote është duke u incizu. Ty të zani të nihet dhe të incizohet. A bon me ditë ku je ti tash , ama adresën o ti shoki jem”.

Këta persona kanë telefonuar katër herë radhazi në adresë të Gazetës Sinjali.

Përveç telefonatave, familjarë të të dyshuarit kanë kërcënuar edhe përmes rrjetit social Facebook.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: