image Raportimi i Sinjalit për keqtrajtimin e qytetarit në Rahovec, Kryeprokurori Buzhala konfirmon mobilizimin e IPK-së

Drejtësi

Raportimi i Sinjalit për keqtrajtimin e qytetarit në Rahovec, Kryeprokurori Buzhala konfirmon mobilizimin e IPK-së

news image

Raportimi i Gazetës Sinjali dhe publikimi i pamjeve nga arrestimi i një qytetari, më 10 maj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec, i cili është keqtrajtuar nga zyrtarët policorë, ka bërë që Prokuroria Themelore në Gjakovë të aktivizohet për t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala.

Në një prononcim për Sinjalin, Buzhala deklaroi se është njoftuar për rastin pas raportimit të Gazetës Sinjali dhe menjëherë ka autorizuar hetuesit kompetentë që të merren me rastin, për ta intervistuar viktimën, zyrtarët policorë të përfshirë në rast, si dhe dëshmitarët okularë.

Buzhala premtoi se do të këtë siguri maksimale ndaj viktimës i cili dyshohet se është kërcënuar nga policët që të mos i denoncojë, si dhe rasti do të hetohet në mënyrë objektive, që të zbardhen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.  

Në linkun e mëposhtëm gjeni rrëfimin ekskluziv të qytetarit që u keqtrajtua nga policët në Rahovec.

/GazetaSinjali/