image Sekretari i Përgjithshëm tregon nëse ka gjasa të ketë luftë Rusi-NATO

Botë

Sekretari i Përgjithshëm tregon nëse ka gjasa të ketë luftë Rusi-NATO

news image

Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai mendon se nuk ka gjasa të ketë një luftë të plotë midis Rusisë dhe aleancës.

Stoltenberg, duke folur me Christiane Amanpour të CNN, vlerësoi shfaqjen e unitetit të vendeve të NATO-s për uljen e gjasave për një luftë në shkallë të plotë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, ai tha se terreni në Ukrainë është “jashtëzakonisht e paparashikueshme” dhe se NATO është përballur me një realitet të ri dhe duhet të përgatitet për një afat të gjatë.

Sekretari i përgjithshëm, i cili duhej të bëhej shefi i Bankës Qendrore të Norvegjisë më vonë këtë vit, tani do të qëndrojë si kreu i NATO-s duke pasur parasysh situatën në Ukrainë. “Ndihem i privilegjuar për të tretën herë, në fakt, të zgjas mandatin tim.” 

/GazetaSinjali/