Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është shprehur kundër tërheqjes së kursimeve pensionale të Trustit. Ai tha se kundër kësaj çështje, ka dalë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Deklarata e Kurtit se tërheqja e një pjese të parave nga Trusti nuk është zgjidhje, ka nxitur reagime.
E, Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Kryeministrin Albin Kurti e ka kap inat pasi sipas tij, PDK ka dhënë ide më të mirë se sa krejt Qeveria.
Teksa shumën prej 100 eurosh e quan ‘vitra’.
“O bir, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurtin e ka kap inati.
E ka kap inati pasi që PDK-ja e ka dhënë një ide shumë më të mirë sesa krejt Qeveria e tij. Inati iu ka rritë kur e ka marrë vesh se deputetët e partisë së tij do ta votojnë këtë ide të PDK-së.
Kurti po thotë se tërheqja e një pjese të trustit nuk e zgjidh problemin.
Paramendojeni, sa “të aftë” e kemi Kryeministrin. Vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin.
O bir, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?