image Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë për 26-vjeçarin që vdiq tragjikisht: Nuk ka qenë i sëmurë

Kosovë

Deklaratë/ Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë për 26-vjeçarin që vdiq tragjikisht: Nuk ka qenë i sëmurë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardhiqi, ka thënë se 26-vjeçari që vdiq dje duke rënë nga kati i pestë i konviktit në Qendrën e Studentëve nuk ka pasur ndonjë sëmundje.

Bardhiqi ka thënë se ministria ka një procedurë standarde për lirimin e personave me sëmundje nga karantina, por që ka shtuar se për të ndjerit nuk ka pasur ndonjë dokument që vërteton ndonjë sëmundje të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është një procedurë standarde administrative për t’i liruar personat që vuajnë nga sëmundjet kronike… Ekipet shëndetësore i bëjnë ekzaminimet e pacientëve”, ka thënë ai. “Sa i përket të ndjerit, nuk kemi pasur as edhe një të vetmin dokument i cili do të vërtetonte për ndonjë të vetmen sëmundje të tij”.

Dje ka pasur raportime se 26-vjeçari kishte kërkuar që të lirohet nga karantina, duke thënë se është i sëmurë. /Gazeta Sinjali/