image Sekretari Blinken viziton qytetin polak në kufi me Ukrainën

Botë

Sekretari Blinken viziton qytetin polak në kufi me Ukrainën

news image

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Poloni për të diskutuar për sigurinë dhe ndihmën humanitare, shkruan The Guardian.

Blinken po qëndron në qytetin Rzeszow, një qytet juglindor në kufirin me Ukrainën, të cilin qindra mijëra njerëz e kanë kaluar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.

Blinken do të ketë takime me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Zbigniew Rau.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, kryesisht në Poloni.

Pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake të ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë. NATO ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.

Blinken tha të premten se “ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të”.

Blinken ka paralajmëruar se ShBA-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të shteteve anëtare të NATO-s.

/GazetaSinjali/