image Seanca plenare për marrëveshjet ndërkombëtare mbahet javën e ardhshme

Politikë

Seanca plenare për marrëveshjet ndërkombëtare mbahet javën e ardhshme

news image

Në mbledhjen e mbajtur sot në mënyrë elektronike, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca plenare për marrëveshjet ndërkombëtare të mbahet të enjten e ardshme, me datë 23 korrik.

Seanca plenare do të fillojë në orën 10:30 me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat nevojiten 80 vota për, si dhe dy propozim-rezolutat nga debati i fundit i Kuvendit lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e qeverisë.

“Seanca pritet të vazhdojë me debatin parlamentar lidhur me situatën financiare në Telekomin e Kosovës, të kërkuar nga GP i Vetëvendosjes, si dhe debatin parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës”, shkruhet në komunikatën e zyrës për marrëdhënie me publikun.

Nëse Komisioni për Buxhet dhe Transfere arrin të kryej punën e tij, pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance pritet të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020./ Gazeta Sinjali/