image Kuvendi mban dy seanca, të enjten shqyrtohet Buxheti për vitin 2023

Politikë

Kuvendi mban dy seanca, të enjten shqyrtohet Buxheti për vitin 2023

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca të enjten dhe të premten, ku të enjten do të diskutohet për Buxhetin për vitin 2023.

Derisa të premten do të diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ka konfirmuar pas mbledhjes Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje.

Përderisa kur u pyet për planin franko-gjerman tha se kjo çështje është në diskutim ndërmjet Qeverise dhe përfaqësueseve ndërkombëtarë dhe se nuk është në fazën e njoftimit për Kuvendin.

“Kryesia e Kuvendit mori vendim që këtë javë të kemi dy seanca. Të enjten seancë plenare dhe të premten. Të enjten do të Projektligjin për Buxhet. Të premten do të ketë diskutim për gjendjen në shëndetësi”. Sa i përket planit franko-gjerman është diskutim mes Qeverisë dhe emisarëve. Nuk është në fazën e njoftimit të Kuvendit”, tha Rrustemi.

/GazetaSinjali/