image “Na bëri gol Brazili”, deputeti shikon botërorin gjatë seancës parlamentare

Shqipëri

“Na bëri gol Brazili”, deputeti shikon botërorin gjatë seancës parlamentare

news image

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon prej paradites së sotme, për më shumë se 10 orë. Në rend të ditës po diskutohet ende për projektin e zhvillimit të Portit të Durrësit, të cilin opozita e kundërshton fort.

Pak më parë në foltore ka qenë deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila në një moment ka ndërprerë fjalën dhe ka kërkuar nga Taulant Balla që të ulte zërin e telefonit, pasi po shikonte futboll.

“Zoti Balla, ka mundësi futbollin, t’ja ulni pak zërin, kaq?!”, ka thënë Zhupa, ndërkohë që Balla ia ktheu “Na bëri gol Brazili”.

/GazetaSinjali/