image Seanca solemne për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës plot me tensione

Politikë

Seanca solemne për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës plot me tensione

news image

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo kjo seancë u përcoll me shumë tensione, pasi gjatë fjalimit të presidentes Osmani deputetët e opozitës e lëshuan një video incizim të Thaçit kur e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë. Këta të fundit më pas e lëshuan sallën gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti.

Është detyrë e Qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit dhe të rrisë transparencën, por Qeveria e vetme nuk mund të mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit”, tha Kurti.

Pasi e lëshuan sallën, nga LDK thanë se fjalimi i kryeministrit ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm. Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë. Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Diçka tjetër që ngjalli reagime ishte edhe mospërmendja e krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. As kryeministri Kurti e as presidentja Osmani nuk i përmendën Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të paraburgosurit e tjerë.

Sipas Abelard Tahirit, është e papranueshme që të mos përmenden akterët kryesorë.

Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit po ashtu”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thanë se seanca e Kuvendit është kthyer në seancë të abuzimit.

“Vendim politik për t’i dhënë porosi që të mos abuzohet në ditën më të rëndësishme, shpalljen e pavarësisë. Seanca solemne u kthye në seancë abuzimi. Nuk ishte e planifikuar. Një seancë të jetë kështu, sepse seancat e tilla e kanë vetëm një qëllim, shprehjen e falënderimit për të gjithë ata që e mundësuan lirinë dhe shpalljen e pavarësisë“, tha Besnik Tahiri.

/GazetaSinjali/