Seanca e jashtëzakonshme për Liqenin e Badovcit pritet të mbahet javën e ardhshme më 28 janar prej orës 10:00.
Seanca do të mbahet në Kuvendin e Komunës në Prishtinë, ndërsa është thirrur nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, dje në një konferencë për media tha se vendimi për ndërtimin e shtëpive afër Badovcit nuk ka bazë ligjore dhe se duhet të diskutohet për këtë çështje./Gazeta Sinjali/