Ka vdekur një 38-vjeçar nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i institutit EPIK, Demush Shala i cili përmes një njoftimi më të hershëm kishte rrëfyer për betejën e vëllait të tij me koronavirusin.
Për vdekjen e vëllait të Shashës ka reaguar edhe Taulant Kryeziu, kandidat për deputet i VV-së, i cili kishte qenë themelues i institutit EPIK bashkë me Shashën.
Kryeziu ka rrëfyer për komunikimin e fundit që ka pasur me të.
“Mesazhin e fundit që shkëmbeva me te ishte sot në mengjes ku une ju drejtova në humorin tonë që e kemi pas cdo here “ mashkull se shpejti të pres me t’pa se ska limë që të han ty”, përgjigjen ma kthej me një buzëqeshje që doli të jetë e fundit mes nesh”, ka shkruar Kryeziu. /Gazeta Sinjali/