image S’e linte rehat në vendin e saj të punës, ky është i dyshuari që u arrestua për ngacmim në Prizren

Siguri

S’e linte rehat në vendin e saj të punës, ky është i dyshuari që u arrestua për ngacmim në Prizren

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një rast të ngacmimit, ku viktimë është një grua e cila ka denoncuar në Polici një klient të biznesit ku ajo punon. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ka përfunduar në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua është Bahtjar Hoti, 49-vjeçar.

bahtjar

Bazuar në informacionet e para, Hoti disa herë ka shkuar në vendin e punës të viktimës, duke porositur gjësende të ndryshme, vetëm që të krijojë kontakt me të.

Këto raste 49-vjeçari i ka shpeshtuar, derisa së fundi ai ka filluar edhe ta ngacmojë, situatë kjo që i shkaktoi shqetësim gruas, e cila e njoftoi Policinë.  

Si rezultat i denoncimit të rastit, Hoti është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes pasi ndaj tij Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Ngacmimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/