image Schwarzenegger i drejtohet popullit rus: Nuk po ju thuhet e vërteta

Botë

Schwarzenegger i drejtohet popullit rus: Nuk po ju thuhet e vërteta

news image

Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Twitter duke u kërkuar rusëve të tërhiqen kundër narrativës pro-luftë të paraqitur nga qeveria ruse.

Në një klip që zgjat mbi nëntë minuta, i cili është parë mbi një milion herë në pak më shumë se dy orë – Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet gjatë karrierës së tij si bodybuilder, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”.

Ai shton se “mijëra ushtarë rusë janë vrarë” pasi janë kapur mes forcave ukrainase që “luftojnë për atdheun e tyre dhe udhëheqjes ruse që lufton për pushtim”.

Ylli i “Terminator” përfundon duke lavdëruar mijëra protestues rusë të arrestuar nga policia javët e fundit, duke u thënë atyre “bota e ka parë që keni guxim”, duke shtuar “ju jeni heronjtë e mi”.

/GazetaSinjali/