image Scholz nuk ia mbyll sytë Kurtit, takon ballë për ballë kryeministrin e Kosovës

Politikë

Scholz nuk ia mbyll sytë Kurtit, takon ballë për ballë kryeministrin e Kosovës

news image

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Kongresin e 30 jubilar të Partisë së Socialistëve Evropianë, me të cilin, sipas njoftimit të qeverisë, ka biseduar për çështjet aktuale dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Në njoftimin e qeverisë nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me takimin.

“Me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri Kurti  bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për çështjet aktuale”, thuhet në komunikatën për mediat.

Gjithashtu, bëhet e ditur se kryeministri në këtë kongres, ka uruar Stefan Löfven për pozitën e re si President i Partisë së Socialistëve Evropianë, kurse e ka falënderuar Sergei Stanischeë për kontributin e tij si President i deritanishëm i PSE.

Në njoftim janë dhënë edhe detaje për takime të tjera që Kurtii ka zhvilluar në Berlin. Me njërin prej liderëve të Partisë Social Demokrate gjermane, Lars Klingbeil, Kurti ka biseduar për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin me z.Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane, u bisedua për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje, thuhet se kryeministri ka marrë pjesë në darkën e liderëve, ku me një fjalë rasti iu drejtua krerëve shtetëror, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë pjesëmarrës.

 “Në këtë kongres të partive socialdemokrate, u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë”, thuhet në fund.

Ndryshe nga Rama që ia mbylli sytë Kurtit, Scholz e takoi ballë për ballë.

/GazetaSinjali/