Skuadra e Dortmund e ka ‘shkatërruar’ Schalken në derbin e javës së 26-të në Bundesliga.
Ekipi ‘verdhë e zi’ arriti që të shënoi fitore bindëse me rezultat 4:0, transmeton Gazeta Sinjali.
Golat për Dortmund i shënuan: Haaland, Guerreiro x2 dhe Hazard.
Ekipi i Schalkes duekt se pushimi I pandemisë nuk I ka bërë mirë aspak. Përveç që nuk shënuan gol, ata nuk arritën të krijonin raste.
Me këtë fitore Dortmund i afrohet një pikë vendit të parë, Bayern Munchen që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Gazeta Sinjali/