image Schalke 04 në krizë të “thellë”, pa fitore prej 24 ndeshjeve

Futboll

Schalke 04 në krizë të “thellë”, pa fitore prej 24 ndeshjeve

news image

Schalke 04 është duke e kaluar një seri katastrofale në Bundesliga që nga fillimi i vitit 2020.

Ekipi gjerman nuk ka mundur të gjejë “recetën” e fitores në 24 ndeshjet e fundit dhe u rendit në vendin e fundit në tabelën klasifikuese të Bundesligës, shkruan Sinjali Sportiv.

Por, problemet e Schalkes nuk mbarojnë këtu sepse ata kanë suspenduar tre futbollistë nga ekipi i parë dhe gjendja në skuadër duket mjaftë e tensionuar.

Schalke ka hyrë në ecurinë e dytë më të gjatë pa fitore në Bundesligë dhe vetëm ekipi, Tasmania Berlin ka ecuri më negative, me 31 ndeshje pa fitore.

/Sinjali Sportiv/