image SBASHK-u kërkon të mos pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi nga distanca

Kosovë

Njoftim/ SBASHK-u kërkon të mos pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi nga distanca

news image

SBASHK-u kërkon nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që Qeveria të marrë një vendim për t’u lejuar punëtorëve të arsimit që kanë arritur moshën e pensionimit të vazhdojnë angazhimin deri në përfundim të procesit mësimor nga larg.

Duke e argumentuar këtë kërkesë, SBASHK-u thekson se nëse pensionohen kuadrot arsimore që kanë plotësuar moshën do të vështirësohej rrjedha e mësimit nga distanca pasi që në këto rrethana procesi i rekrutimit të kuadrove të reja është tepër i vështirë dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit.

SBASHK-u thotë të gjithë mësimdhënësit e pensionuar nga 1 prilli 2020 deri më sot janë duke mbajtur procesin mësimor me nxënësit e tyre dhe këtë muaj rrezikojnë të mbesin pa paga dhe pensione për shkak se gjatë periudhës me pandemi nuk kanë marrë vendime të pensionit e as nuk kanë aplikuar për pensione.

SBASHK-u beson se Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim të tillë, i cili kontribuon që të largohen shqetësimet e mësimdhënësve që kanë arritur moshën e pensionimit dhe të vazhdohet me rrjedhën e mësimit nga distanca me kuadrot arsimore që e kanë nisur këtë formë të procesit arsimor./ Gazeta Sinjali/