Saul Niguez është gjithnjë e më afër largimit nga “Wanda Metropolitano”.
Mesfushori spanjoll, Saul Niguez është gjithnjë e më afër largimit nga kampioni i La Ligas.
Sipas “Mundodeportivo” pas blerjes së Rodrigo De Paul, tani Atletico Madrid e ka me nxitim ta shesë Saul Niguez.
Sipas artikullit, Saul mund të shkëmbehet me Antoine Griezmann dhe kjo po shihet si një lëvizje e mirë nga të dyja anët.
Barcelona është në kërkim të një mesfushori pas dështimit të transferimit të Wijnaldum dhe Saul është një alternativë e mirë.
Qëndrimi i Messit në “Camp Nou” mund të jetë një shtysë e madhe që Saul të bashkohet me Barçën. /Gazeta Sinjali Sporti/