image Satelitët që kanë “pushtuar” Evropën netët e fundit

Botë

Fenomeni/ Satelitët që kanë “pushtuar” Evropën netët e fundit

news image

Vëzhguesit e qiellit në të gjithë Evropën raportojnë se netët e fundit kanë parë rrjetin e satelitëve Starlink të Elon Musk që ka dhuruar një spektakël të vërtetë dhe ka lënë shumë të tjerë në dyshime për qëllimin e tyre.

Starlink është emri informal për projektin Space X të Musk i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit.

Shumë njerëz kanë reaguar në rrjetet sociale për fenomenin që kanë parë dhe disa i kanë krahasuar dritat e satelitëve me ndriçimin e Krishtlindjeve apo Babagjyshin, ndërsa të tjerë i kanë fajësuar si përgjegjëse për pandeminë e koronavirusit.

Të tjerët e konsideruan atë një ‘goditje totale në qiell’ dhe shprehën mbështetjen e tyre për astronomët.

Astronomët i kanë konsideruar këta satelitë si një “krim kundër njerëzimit”. Ata mendojnë se satelitët po pengojnë vëzhgimet shkencore dhe e bëjnë të vështirë për ta të shohin qiellin e natës pasi reflektojnë dritë. Sipas tyre satelitët mund të ndërhyjnë në teknologjinë që përdorin ekspertët për të parë fenomene të largëta.

Çfarë është Starlink dhe cili është qëllimi i tij?

Elon Musk ka lëshuar kohët e fundit në hapësirë dhe njësinë e pestë të satelitëve “Starlink” në kuadër të projektit Space X, duke e çuar numrin e tyre në 300.

Ata formojnë një konstelacion me qindra satelitë, të projektuar për të mundësuar shërbim interneti me çmim më të ulët nga orbita e Tokës.

Konstelacioni, i njohur ndryshe si Starlink është duke u zhvilluar në ambientet e SpaceX në Redmond të Washingtonit.

Qëllimi i tij është që të sjellë internet të shpejtë në shtëpinë tuaj nga hapësira. /Gazeta Sinjali/