Shefi ekzekutiv i Sassulos, Giovanni Carnevali, e ka paralajmëruar Juventusin për Manuel Locatellin.
Ai i ka dhënë sinjale klubeve që e duan se oferta duhet të jetë serioze dhe tani, pasi më vonë në gusht s’do të heqin dorë nga lojtari, për ta mbajtur edhe një sezon në skuadër.
Atë e duan Juventusi dhe Arsenali, por Sassuolo dëshiron marrëveshje sa më shpejt, në mënyrë që të ketë kohë dhe të blejë zëvendësuesin e ishit të Mialnit.
“Jemi duke pritur për ofertën e duhur për Locatellin… nëse nuk arrin, ai do të qëndrojë. Nuk do ta shesim lojtarin tonë më të mirë më vonë në gusht”, tha ai për “Gazzetta dello Sport”. /Gazeta Sinjali Sporti/