image ‘Santiago Bernabeu’, tempulli ku mysafirët po ndihen si në shtëpi të vet

Futboll/ ‘Santiago Bernabeu’, tempulli ku mysafirët po ndihen si në shtëpi të vet

news image

Ekipi i Real Madrid po vazhdon të ketë probleme në stadiumin e tyre ‘Santiago Bernabeu’.

Mbrëmë, Celta Vigo arriti të nxjerrë një barazim në Bernabeu. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, por që Celta me pak fat mund të kishte fituar.

Në dy ndeshjet e fundit, Real Madrid ka pësuar 6 gola në stadiumin e tyre.

Ata u eliminuan nga skuadra e Real Sociedad me rezultat 3:4, duke u turpëruar para tifozëve të tyre.

Gjatë këtij sezoni, skuadra e Real Madrid ka humbur 8 pikë në Bernabeu, kurse në Ligën e Kampionëve ka dy barazime këtë sezon.

Me 1 mars skuadra e Real Madrid e pret në Bernabeu ekipin e Barcelonës në një ndeshje që pritet të jetë tejet vendimtare për titullin e La Ligas./Gazeta Sinjali/