Senatori Bernie Sanders i ka dhënë fund fushatës së tij presidenciale për të fituar kandidaturën brenda demokratëve me qëllim rivalizimin ndaj Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti në SHBA.
Sanders tashmë i ka hapur rrugë zyrtarisht rivalit të tij brenda Partisë Demokratike, Joe Biden.
78-vjeçari u tha të mërkurën mbështetësve të tij se nuk ka asnjë mundësi për t’i marrë votat e mjaftueshme për ta fituar nominimin, përcjell Gazeta Sinjali.
Një kandidat i mëhershëm, senatori Vermont, gjeti sukses me votuesit e rinj, por u rrëzua përpara Sanders në javët e fundit. Sanders, një i pavarur, kishte kërkuar nominimin presidencial nga demokratët më parë, por humbi në vitin 2016 përballë Hillary Clintonit. Në të dyja zgjedhjet ai gjeti mbështetës te votuesit e rinj, që përqafuan thirrjet e tij për një “revolucion” politik.
Sanders fitoi mbështetjen nga një numër i madh personash të famshëm, duke përfshirë Cardi B, Ariana Grande, Miley Cyrus, Mark Ruffalo dhe Dick Van Dyke.
Biden tani pritet të kurorëzohet si i nominuari presidencial nga demokratët në kongresin e partisë në gusht. Ai më pas do të përballet me Presidentin Donald Trump gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit. /Gazeta Sinjali/