image Sanders: Do të ishte mirë që Cardi B të bëhej politikane

Bota e Yjeve

Showbiz/ Sanders: Do të ishte mirë që Cardi B të bëhej politikane

news image

Senatori Bernie Sanders, e ka përkrahur idenë e rep-artistes me famë botërore, Cardi B, që ajo të hyjë në fushën e politikës.

“Page Six”, raporton se Sanders mendon që reperja e di shumë mirë se çfarë po ndodhë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si është të jetosh në varfëri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Cardi B është e njoftuar mirë me atë se çfarë po ndodhë me vendin. Ajo e di se si është të jetosh në varfëri dhe do të ishte shumë mirë për të t’i sillte përvojat e saj në politikë”, citohet të ketë thënë senatori.

Kjo deklaratë e Sanders, vjen disa ditë pas deklaratës së Cardi B, e cila thoshte se dëshironte të bëhej pjesë e Kongersit Amerikan./Gazeta Sinjali/