image Samiti i G-20 hapet me thirrje për më shumë vaksina në vendet e varfra

Botë

Samiti i G-20 hapet me thirrje për më shumë vaksina në vendet e varfra

news image

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, bëri thirrje të mprehtë për të rritur ritmin e vaksinave në vendet e varfra, derisa hapi një konferencë të ekonomive të fuqisë botërore, duke e quajtur këtë boshllëk vaksinash si “të papranueshme”.

Sipas mediave të huaja, Draghi, nikoqiri i samitit dy-ditor të G-20 në Romë, tha se vetëm 3 për qind e njerëzve në vendet më të varfra të botës janë vaksinuar, derisa 70 për qind në vendet e pasura janë vaksinuar me së paku një dozë.

Ndryshimet klimatike, vaksinat, rimëkëmbja, taksat ndërkombëtare janë të gjitha temat që do të diskutohen nga liderët që po mbajnë samitin e tyre të parë ballë për ballë që kur shpërtheu pandemia.

Sesioni i hapjes të së shtunës u fokusua në shëndetin global dhe ekonominë. Vendet e pasura kanë përdorur vaksina dhe shpenzime stimuluese për të rifilluar aktivitetin ekonomik, duke lënë rrezikun që vendet në zhvillim që përbëjnë pjesën më të madhe të rritjes globale të mbeten prapa për shkak të vaksinimeve të ulëta dhe vështirësive financiare./GazetaSinjali/