image Samiti i BE-së në Tiranë, firmoset marrëveshja për “Roaming"
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Samiti i BE-së në Tiranë, firmoset marrëveshja për “Roaming”

news image

Sot në Tiranë po mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i pari i një lloji të tillë që zhvillohet në vendin Shqipëri.

Në këtë samit është nënshkruar marrëveshja e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit. 

Samiti BE-Ballkan po mbahet në ambientet e një hoteli në kullën e stadiumit Air Albania.

Ndryshe, temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

/GazetaSinjali/