Sot në Tiranë po mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i pari i një lloji të tillë që zhvillohet në vendin Shqipëri.
Në këtë samit është nënshkruar marrëveshja e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.
Samiti BE-Ballkan po mbahet në ambientet e një hoteli në kullën e stadiumit Air Albania.
Ndryshe, temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.