Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku po vazhdon t’i shkelë masat antiCOVID në fushatat që ai po i bën kryesisht në Drenicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kësaj radhe, Lushtaku shihet me dhjetëra persona në një shtëpi, ku asnjëri prej tyre pothuajse nuk kishte të vendosura maskat kundër koronavirusit, e sigurisht s’kishin as distancë mes vete.
Kjo është bërë e ditur në fotografitë e publikuara nga vetë Sami Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.
“Pritje madhështore në lagjen Aliu në Rezallë. Entuziazëm e mobilizim i madh e mbështetje masive për PDK-në e për Rimëkëmbjen. Kjo përkrahje kaq e madhe do ta sjellë fitoren e madhe të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit!”, shkroi ai.