image Sami Lushtaku tregon nëse do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skënderajt

Politikë

Sami Lushtaku tregon nëse do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skënderajt

news image

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se do të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lushtaku thotë se shumë punë i kanë mbetur peng pse nuk ka mundur t’i mbarojë gjatë mandatit të tij si kryetar i kësaj komune.

“Një prej dëshirave të mia ka qenë penda e qytetit. E kam filluar ta bëjë edhe qendrën e familjes së dëshmorëve. Për fat të keq ashtu si e kam lënë unë ashtu ka mbet dhe askush asnjë tullë nuk e ka vendos”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Më tej, Lushtaku shton se ia ka lëshuar Bekim Jasharit pozitën e kryetarit, por në zgjedhjet e ardhshme lokale ka vendosur të kandidojë përsëri.

“Kam vendosur përsëri të kandidojë dhe t’i mbarojë projektet e lëna në gjysmë. Unë prej katër vitesh edhe pse kam pasur përkrahjen e qytetarëve nuk kam mundur të jem kryetar dhe t’i kryej obligimet që më takojnë”, tha ndër të tjera Sami Lushtaku./Gazeta Sinjali/