image Sami Lushtaku përsëri 'mbi ligjin', mbledh burra e gra në odë duke shkelur masat antiCOVID

Kosovë

Sami Lushtaku përsëri ‘mbi ligjin’, mbledh burra e gra në odë duke shkelur masat antiCOVID

news image

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku, po vazhdon t’i shkelë masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, duke mbledhur burra e gra në tubime e oda të ndryshme në Drenicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i fundit ka ndodhur edhe sot ku Lushtaku përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka qëndruar në lagjen Hoti në Polac.

Ai shihet aty në një odë duke shkelur masat antiCOVID dhe duke mos mbajtur as maskë por as duke mos respektuar distancën mes njëri-tjetrit.

“Me zemër të ngrohtë u pritëm sonte në lagjen Hoti të Polacit. Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës është masive si gjithmonë. Ne jemi të vetmit që mund ta mbajmë në binarët e duhur shtetin e Kosovës!”, shkroi Lushtaku.

Ky nuk është rasti i vetëm ku Sami Lushtaku bën një gjë të tillë, pasi Gazeta Sinjali pati raportuar edhe më herët kur ky i fundit kishte shkelur masat antiCOVID.

/Gazeta Sinjali/