image Sami Lushtaku: Fotografinë e Ibrahim Rugovës e kam mbajtur në lokal

Kosovë

Zgjedhje/ Sami Lushtaku: Fotografinë e Ibrahim Rugovës e kam mbajtur në lokal

news image

Sami Lushtaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, ka befasuar me fjalët e tij për Ibrahim Rugovën.

Ai ka thënë se ka mbajtur fotografin e Rugovës në lokalin e tij në Skenderaj, madje ka thënë se ka votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992.

 “Po, po pa dyshim se e kam votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992, bile e kam pasur edhe fotografinë e tij në lokal në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku, në T7.

Ai ka treguar se për këto raste ka pasur edhe telashe me policinë.

“Bile për këto votime jemi përleshur edhe me policinë e atëhershme”.