image Sami Lushtaku e Gani Geci, i shprehin “dashuri” njëri tjetrit

Kosovë

Rivalitet/ Sami Lushtaku e Gani Geci, i shprehin “dashuri” njëri tjetrit

news image

Dy figurat kontroverse të Drenicës, njëri nga LDK e tjetri nga PDK, Gani Geci e Sami Lushtaku,  janë paraqitur bashkë në një studio televizive, si asnjëherë më parë.

Derisa ata konsiderohen si rival të fortë, sot befasuan duke rrëfyer për një anë tjetër të raportit mes tyre.  

Geci e Lushtaku  thanë se njihen prej kohësh dhe se janë miq shumë të mirë.  

“Sami Lushtakun e ka shok qysh moti edhe e kam shokë të mirë, asnjëherë nuk kemi pasur probleme mes veti” tha Gani Geci për Sami Lushtakun”

Të njëjtat fjalë i tha edhe Lushtaku për Gecin.

“Shumë herët jemi njoftë me Ganinë, fillimisht e kam njoftë familjen e tij. Ganinë e kam njoftë prej protestave, ky gjithmonë  ka qenë i zhurmshëm” , ka thënë Lushtaku.

Lushatku e Geci  kanë përmenden edhe aktivitete të tjera të përbashkëta në lëvizjet për çlirimin e Kosovës.

Ndryshe, Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Sami Lushtaku dhe disa anëtarë të tjerë të këtij shtabi, në janar të këtij viti, i kanë kërkuar falje Gani Gecit për komunikatën e lëshuar para 20 vitesh nga UÇK në të cilën e akuzonin Gecin për vrasjen e Abedin Rexhës. /Gazeta Sinjali/