image Sam Smith paralajmëron albumin e tretë “To Die For”

Muzikë

Muzikë/ Sam Smith paralajmëron albumin e tretë “To Die For”

news image

Kantautori i njohur britanik, Sam Smith e ka paralajmëruar albumin e tretë.

Albumi i cili titullohet “To Die For”, do të publikohet më 1 maj të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jam shumë krenar për këtë album më shumë se çdo gjë që kam bërë. E kam liruar vetën  këto dy vitet e fundit shumë përderisa e kam shkruar këtë dhe shpresoj që do të vallëzoni e t’i kuptoni këto histori”, ka shkruar ndër të tjera Smith në rrjetin social Twitter.

Artisti nuk ka zbuluar detaje të shumta rreth këtij albumi dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.

Teksa kujtojmë se Sam Smith më 14 shkurt publikoi këngën e titulluar “To Die For”, të shoqëruar me videoklip. Kënga deri më tani numëron mbi 8 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/