image Sali Berisha: Vuçiq erdhi si udhëheqës i ”Ballkanit të Hapur”, s’do jesh kurrë i mirëpritur në Tiranë

Shqipëri

Sali Berisha: Vuçiq erdhi si udhëheqës i ”Ballkanit të Hapur”, s’do jesh kurrë i mirëpritur në Tiranë

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, si prijës i protestës së sotme përballë kryeministrisë në Tiranë, iu është drejtuar të pranishmve në këtë aktivitet, duke thënë se ‘’Ballkani i Hapur’’ do të hidhet poshtë me të gjitha aktet e marrëveshjes sa Partia Demokratike të jetë në pushtet.

Sipas Berishës, Vuçiqi është prijësi i kësaj ideje, dhe si i tillë, ai nuk do të jetë asnjëherë i mirëpritur në Tiranë.

Në këtë protestë në të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar, kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale”.

Do të garantojë shqiptarët dhe miqtë tanë, se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, ne jemi, kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë të frytshëm rajonal, për integrime rajonale, në kuadër të integrimeve rajonale dhe euroatlantike”.

Miqtë e mi, sot ne, protestojmë si shqiptarë në këtë shesh, sepse miniBallkani i Hapur është projetki me të cilin Vuçiq dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darrë armiqësore”.

Sot me ne protestojnë këtu të gjithë qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjës dhe Serbisë që shohin në projektin djallëzor të Ballkanit të Hapur, një përpjekje aventurierësh”.

Aleksandar Vuçiq ka ardhë këtu si udhëheqës i Ballkanit të Hapur, i tillë, si udhëheqës i aleancës trilaterale, Beograd, Shkup, Tiranë. I tillë, nuk do jesh kurrë zotëri, i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo, sepse nordi yt, është Moska. Sepse prapa nismës tënde qëndron idea e serbomadhisë. Sepse prapa idesë tënde qëndron përpjekja për të shtruar në këtë zonë, influencën e Putinit”.

/GazetaSinjali/