Ish-kryeministri i Shqipërisë, i cili ishte edhe në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në sheshin e Tiranës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Berishës, Arben Mema, 32-vjeçari që u fut me veturë në sheshin “Skënderbej”, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve, është votues i Partisë Socialiste.
“Arben Mema që u vërsul me veturë mbi qytetarët në sheshin ‘Skënderbej’ është votues i PS! Shikoni dokumentin e patronazhistit”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Arben Mema qe u versul me veture mbi qytetaret ne Sheshin Skenderbej eshte votues i PS! Shikoni dokumentin e patronazhistit!! sb
Posted by Sali Berisha on Sunday, April 25, 2021