image Sali Berisha kundërshton përjashtimin nga PD-ja

Shqipëri

Sali Berisha kundërshton përjashtimin nga PD-ja

news image

Pas vendimit për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, ka reaguar Sali Berisha, duke e kundërshtuar atë, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha u shpreh se vendimi ishte jashtë çdo norme statutore dhe se përpara se të përjashtonte atë nga grupi parlamentar, Basha duhet të ishte dorëhequr vetë.

“Vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare, të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë.

Unë e kuptoj, presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht presionit, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD-së.

Sovraniteti i PD-së, që është institucion, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi.

Vendosi të dorëzojë sovranitetin, faktikisht të asgjësojë PD-në si parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshëm e të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.

Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione.

Vendimi është nul dhe void, sepse është vendim i tij dhe jo i forumeve të PD. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Mendoj se Shqipëria me këtë rast, ka humbur, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, mund të jetë opozitë e pavarur për interesin publik”, tha Berisha. /GazetaSinjali/