image Salah zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Futboll

Salah zëvendësuesi i Mbappes te PSG

news image

Sulmuesi Mohamed Salah mund të largohen nga skuadra e Liverpoolit në fund të këtij sezoni dhe më këtë rast Paris Saint-Germaini ka shprehur menjëherë interesim për transferimin e tij, shkruan “Le Parisien” përcjell Sinjali Sport.

Sipas mediumit francez, te PSG-ja, po e shohin Salahun si zëvendësim ideal për francezin Kylian Mbappe që pritet të largohet këtë verë.

Salah ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin që i skadon në vitin 2023 dhe është i gatshëm të vazhdojë karrierën në një ligë dhe klub tjetër.

Këtë edicion, egjiptiani ka shënuar 29 gola në 46 ndeshje kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.

28-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli. /Gazeta Sinjali Sporti/