image "Sakrifikohet" Daut Haradinaj, heq dorë nga mandati i deputetit për t'i dhënë hapësirë një kandidati tjetër

“Sakrifikohet” Daut Haradinaj, heq dorë nga mandati i deputetit për t’i dhënë hapësirë një kandidati tjetër

news image

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit të cilin e fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke falënderuar votuesit për besimin, Haradinaj ka thënë se po “sakrifikohet” për t’i dhënë hapësirë që të bëhet deputet Shemsedin Dreshajt.

“Tash në rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Haradinaj ka thënë se po i kërkohet nga struktura që të angazhohet në terren, andaj thotë se këtë punë nuk do ta bëjë në dëm të mandatit të popullit.

“Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë. Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë. Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/