Këngëtari i mirënjohur shqiptar Sabri Fejzullahu, krahas muzikës tashmë ka filluar të jetë aktiv edhe në rrjetin social Instagram.
Së fundmi në po këtë rrjet, këngëtari ka publikuar një imazh nga sheshet në Prishtinë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai imazhin e ka shoqëruar me një mbishkrim, ku tregon që sheshet nuk i ka vizituar qe 1 vjet.
“Prishtinë zemra jem. Këtu linda u rrita, sa e bukur qenka ba sot (qe një vjet s’kam dal me pa si duket sheshi) Pse a thua kur përmendet emri yt (ata që kanë mësuar e studiuar te ti, i kaplon mallëngjimi e loti për ty) a thua pse??”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar.
Ndryshe, “Krejt dashni” është projekti i fundit muzikor i Sabri Fejzullahut. Kënga është publikuar sot dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/