Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka filluar koncertin e tij nga stadiumi i qytetit të Prishtinës “Fadil Fokrri” për qytetarët e izoluar nga pandemia COVID-19.
Në fillim të këtij koncerti, Fajzullahu ka mbajtur një fjalim prekës për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe bota në përgjithësi, e në veçanti Prishtina e tij.
“Ju dua shumë, ua hongsha zemrën kudo që jeni” u ka thënë ai prishtinasëve.
Madje, Fejzullahu para fillimit të performacës së tij LIVE tha se “ne të gjithë e duam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”./Gazeta Sinjali/