image Ramë Lahaj këndon shqip në Padova të Italisë, publiku shpërthen në duartrokitje

Muzikë

Ramë Lahaj këndon shqip në Padova të Italisë, publiku shpërthen në duartrokitje

news image

Ramë Lahaj vazhdon të jetë njëri prej tenorëve më të suksesshëm shqiptar, ku ai vazhdon udhëtimet dhe turnetë nëpër Botë.

I fundit koncert i tij ishte në fillim të këtij viti ku ai këndoi në Itali dhe interpretimi i tij u prit mjaft mirë nga të pranishmit në sallë.

“Bishtalecat palë palë”, një interpretim operistik i veprës artistike të Luçie Miloti.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkester në tjetrën”, ka shkruar Lahaj në Facebook.

Momenti kur Lahaj këndoi: VIDEO

“Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj… Gëzuar miq. Të mira paçi gjithmonë. Ju dua!”. 

/GazetaSinjali/