Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë Sabri Fejzullahu dhe Blero Muharremi, e kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Syni syni” dhe është publikuar e shoqëruar me një video në kuadër të festave të fundvitit, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin dhe orkestrimin e këngës e ka bërë Chipsi, ndërsa producent ekzekutiv është Shpëtim Desku.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/