image Sa zyrtarë të ATK-së dhanë dorëheqje pas ultimatumit për shkak të politikës

Kosovë

Politikë/ Sa zyrtarë të ATK-së dhanë dorëheqje pas ultimatumit për shkak të politikës

news image

16 shtatori i këtij viti ka qenë koha e fundit kur zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës të vendosin nëse duan të mbesin në ATK apo do t’i përkushtohen politikës. Drejtori i ATK-së u kishte dhënë ultimatum deri këtë të hënë.

Për Gazetën Sinjali nga ATK kanë konfirmuar se deri më tani vetëm një zyrtar i ATK-së ka dhënë dorëheqje për shkak të pozitës udhëheqëse që ka marr në parti politike. I vetmi që ka zgjedhur politikën është Shaqir Totaj i cili mbanë postin e të parit të PDK-së në Prizren.

“Një kandidat për deputet e kemi pas i cili ka dhënë dorëheqje nga ATK-ja, por ligji nuk e ka detyruar që të jep dorëheqje për arsye të kandidimit  për deputet, por dorëheqja e këtij menaxheri ka  ardhur  për arsye të mbajtës  së postit drejtues në parti politike”.

“Stafi ka qenë i obliguar që deri me 16.09.2019 të deklarohen për të vazhduar punën në ATK ose për t’i mbajtur poste drejtues në parti politike”, thuhet në një përgjigje të ATK-së për Gazetën Sinjali.

Shaqir Totaj kishte konfirmuar dorëheqjen e tij ditë më parë nga llogaria e tij e Facebook-ut. Kishte treguar se për shkak të politikës po largohet nga ATK.

“Me qellim që të jem konform kërkesave ligjore kam vendosur që pas gati njëzet vite punë në post Menaxherial në ATK të tërhiqem për t’i hapur rruge angazhimit tim të mëtutjeshëm politik. Prandaj jap dorëheqje nga posti i Menaxherit Regjional të ATK-së”, kishte shkruar Totaj.

Drejtor i Administratës Tatimore, Ilir Murtezi, kishte treguar se zyrtarët e institucionit që ai drejton duhet të vendosin nëse duan të mbesin në ATK apo të mbajnë poste udhëheqëse politike.

“I kemi dhënë hapësirë që deri me 16 shtator duhet të deklarohen se do të mbajnë pozita në parti politike apo duan të vazhdojnë punën si shërbyes civil në ATK. Secili që është i angazhuar në politik, duket të deklarohen deri në atë periudhë dhe pas 16 shtatorit do të ketë veprime ndaj tyre sipas ligjit”, kishte deklaruar drejtori i ATK-së./Gazeta Sinjali/