Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten shpalli rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re, raporton Sinjali.
Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë deputetë.
Por sa vota morën ministrat e Qeverisë Hoti?
Ministrat nga radhët e LDK-së, arritën të sigurojnë vota për t’u bërë deputet, përveç Arban Abrashit.
Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi, Anton Quni, Agim Veliu dhe Armend Zemaj siguruan ulëse në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto janë votat që morën ata:
Derisa, nga tre ministrat e AAK-së që kandiduan për deputetë, vetëm Meliza Haradinaj-Stublla, arriti t’i marrë votat e nevojshme.
Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mori vetëm 3 mijë e 551 vota, duke mos u zgjedhur deputet.
Ulëse në Kuvend nuk siguroi as ministri i Arsmit dhe Shkencës, Ramë Likaj, pasi mori 4 mijë e 871 vota.
As kandidati i Nismas, që ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë Hoti, Skender Reçica, nuk u bë deputet.
Kujtojmë se ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiç, nuk kanë kandiduar në zgjedhjet e 14 shkrurtit.