image Koha kur ministri Murati ankohej për naftën me çmim prej 1.20 centësh, akuzonte Qeverinë e dikurshme - Sinjali

Koha kur ministri Murati ankohej për naftën me çmim prej 1.20 centësh, akuzonte Qeverinë e dikurshme

news image

Shifra rekorde ka arritur çmimi i naftës në Kosovës, vetëm gjatë ditëve të fundit çmimi ka shkuar deri në 1.92 euro për litër.

Lidhur me këtë fenomen, Qeveria ende nuk ka ndërmarrë asgjë. Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati para pak ditësh është arsyetuar se kjo rritje është si pasojë e rritjes së çmimit të furnizimit nga importi.

Lidhur me rritjet të çmimit të naftës, Murati ishte i shqetësuar vetëm gjatë kohës kur ishte në opozitë, saktësisht në vitin 2018.

Në atë kohë nafta shitej për 1.20 për litër, derisa Murati fajësonte për ngritjen e çmimit të naftës Qeverinë e atëhershme Hoti.

Ndërkaq, situata sot në Kosovë është shqetësuese, derisa ministri ende nuk ka ndërmarrë diçka për ta zbutur këtë çmim.

Nga Shoqata e Naftëtarëve për këtë gjendje kanë dalë me një ultimatum ndaj Qeverisë, pasi që kjo e fundit ka paralajmëruar ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Ndërkohë, Murati përmes një statusi në Facebook ka dalë kundër heqjes së akcizës së naftës.

“Që nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe një taksë të vetme. As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës”, ka shkruar Murati.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin