image Sa vota ka Albin Kurti deri më tani për krijimin e Qeverisë së Kosovës?

Kosovë

Kuvendi/ Sa vota ka Albin Kurti deri më tani për krijimin e Qeverisë së Kosovës?

news image

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë 57 vota së bashku në Kuvend, ndërsa votimi i qeverisë së re duhet të krijohet me së paku 61 të deputetëve.

Kryetar i VV-së, Albin Kurti, pak ditë para seancës plenare për krijimin e qeverisë është takuar me minoritetet jo serbe, për të biseduar lidhur me votimin e qeverisë Kurti. Një takim të tillë pritet ta ketë para seancës me deputetin Veton Berisha.

Komunitetet po i kërkojnë edhe një ministri Kurtit. Ndërkaq Lista Serbe në anën tjetër ka njoftuar se nuk do ta mbështesë Qeverinë Kurti.

Deputeti Veton Berisha, ka deklaruar se sot pritet para fillimit të seancës për votimin e qeverisë të dakordohen me mandatarin Albin Kurti për ministrin nga komunitetet.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar të dielën, LV dhe LDK marrin nga gjashtë ministri, derisa pakicave ju shkojnë tri./ Gazeta Sinjali/