image Sa vite burgim iu shtuan anëtarit të “Syrit të Popullit”, që e përdhunoi shokun e dhomës në burg?

Kosovë

Akuza/ Sa vite burgim iu shtuan anëtarit të “Syrit të Popullit”, që e përdhunoi shokun e dhomës në burg?

news image

Anëtari i organizatës ‘’Syri i Popullit’’, Avni Llumnica, i cili sot u shpall fajtorë me 12 vjet burg, për veprën penale të hakmarrjes dhe veprave tjera terroriste, në vitin 2017, akuzohet se kishte detyruar shokun e dhomës të bëjë seks oral me të. Për këtë vepër atij iu shtua edhe një vit burg nga Gjykata.

Llumnica, sipas Prokurorisë Speciale, kishte ndihmuar Murat Jasharin në tentim vrasjen e Azem Vllasit, të cilin e kishte plagosur në banesën e tij. Ai me veturën e tij të tipit BMW X6, e kishte sjellë Jasharin nga Zvicra teksa i kishte ofruar qëndrim në shtëpinë e tij që më pas ta kryente sulmin ndaj Vllasit.

Sipas aktakuzës, Llumnica dyshohet se më 11 mars të vitit të kaluar kishte qëndruar së bashku me Jasharin në villën “Panorama” në Matiqan, ku nga aty e kishte dërguar Jasharin në një hotel në Veterrnik ku me këtë rast me 12 mars do ta zbatonte planin për vrasjen e Azem Vllasit./Gazeta Sinjali/