image Haliti: “Syri i Popullit” kanë pasur takime me anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes para atentatit ndaj Azem Vllasit

Siguri/ Haliti: “Syri i Popullit” kanë pasur takime me anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes para atentatit ndaj Azem Vllasit

news image

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se duhet të hetohen deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për lidhjet Lëvizjes Vetëvendosje me “Syrin e Popullit”.

Haliti ka thënë se anëtarët e organizatës “Syri i Popullit” kanë pasur takime me Anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes para atentatit ndaj Azem Vllasit në zyrën e tij.

“Nuk kam pasur fuqi t’i përgjojë apo t’i shohë me sy por edhe ata kanë dëshmuar se janë takuar”.

Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se PDK ka bërë  deklarata për lidhjet e “Syrit të Popullit” me Vetëvendosjen duhet të merren parasysh edhe nga prokuroria dhe të del e vërteta në shesh.

Ai thotë se i njeh një pjesë të anëtarëve të “Syrit të Popullit”.

“Murat Jashari ka qenë pjesë e celulës sime”.

Haliti thotë se Murat Jashari ka dërguar nga Zvicra në Shqipëri kryesisht pixhama dhe disa gjëra të tjera me kamionë. /Gazeta Sinjali/