image Sa vendvotime i ka numëruar deri më tani KQZ-ja

Kosovë

Zgjedhje/ Sa vendvotime i ka numëruar deri më tani KQZ-ja

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka arritur që deri ditën e djeshme t’i numërojë 573 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani janë rinumëruar 573 vendvotime, ndërsa kanë mbetur edhe 834 vendvotime.

 “Në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 573 vendvotime apo rreth 41%. Kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime”, tha ai.

Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve.

Kujtojmë se KQZ poashtu nuk do t’i llogarisë votat e ardhura nga Serbia. Ndërsa pas këtij vendimi koalicioni Nisma-AKR-PD, kanë kaluar pragun./Gazeta Sinjali/