Gjatë stërvitjes intensive me djersë do të shkrini midis një dhe katër për qind të peshës trupore brenda një ore, ndërkaq këtë lëng është e domosdoshme ta kompensoni
Disa studime shkencore kanë treguar që trupi ka aftësi të zvogëluar që të rregullojë rrahjet e zemrës pas aktivitetit intensiv, gjë që mund të çojë në aritmi.
Mirëpo, kohë më parë një hulumtim i shkencëtarëve brazilianë ka treguar që pirja e disa gotave ujë pas stërvitjes ngadalëson pulsin.
Fjala e ekspertëve
“Për të zbuluar sa lëngje ju duhet t’i kompensoni pas ushtrimeve, matni peshën tuaj drejtpërdrejt para dhe menjëherë pas stërvitjes”, thotë William Adams, njëri ndër drejtorët e institutit “Korey Stringer”, i cili është ndër institucionet më të rëndësishme botërore kur është fjala për hulumtimin e shëndetit të sportistëve dhe aktivitetet të personave që merren me rekreacion.
Ideja është të pini ujë në sasi prej 150 për qind të peshës të cilën e keni humbur. Pra, nëse keni humbur 200 gramë, pini 300 mililitra ujë.
Nuk jeni të detyruar t’i pini përnjëherë, mirëpo është me rëndësi të nguteni.
Bëjeni vetë pijen ideale
Uji me shije. Prisni gjysmë kastraveci, gjysmë limete (limon i ëmbël) dhe shtoni një lugë të vogël fletëza nenexhiku. Shtypni përbërësit, qitni një litër ujë dhe ftoheni pijen apo pini derisa është me temperaturë dhome.
Mund t’i shtoni pak kripë, sepse kështu ndihmoni që të kompensoni elektrolitet e humbura me djersë, këshillojnë ekspertët.